Steven Gerrard: Ëndërroj të drejtoj Liverpool një ditë

Steven Gerrard dhe ëndrra për të udhëhequr Liverpoolin e tij në të ardhmen. Menaxheri i Glasgoë Rangers foli për këtë sot gjatë një interviste me Alan Shearer për faqen në internet ‘The Athletic’:
“Është e sigurt që në të ardhmen do ta doja, do të ishte një ëndërr. Është një klub që do të thotë gjithçka për të mua. Por tani – shpjegon Gerrard – ne kemi një nga trajnerët më të mirë në botë, në mos më të mirët, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme që kur kaloi pragun e klubit dhe shpresoj se mund të qëndrojë për një kohë të gjatë”.
“Në të ardhmen askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë, unë kam një lidhje shumë të fortë me Liverpooli, por fakti që kam luajtur atje nuk do të thotë që në të ardhmen do të jem menaxher i të kuqve. Kur ai pozicion të bëhet i disponueshëm në të ardhmen, do të ketë një linjë të gjatë me trajner të mëdhenj, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




