Cavani kërkon falje për historinë në Instagram: Asnjë qëllim

Angli | 6 vite më parë

Pasi u vu në shënjestër për shkak të një historie në Instagram, e cila mund t’i kushtojë tre raunde pezullimi, sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani përmes një deklarate në faqen e klubit hodhi dritë mbi atë që ndodhi duke kërkuar. “Mesazhi që postova të dielën pas ndeshjes kishte si qëllim një përshëndetje  për një mik, duke e falënderuar për komplimentet e tij pas lojës. Gjëja e fundit që doja ishte të fyeja dikë, unë jam plotësisht kundër racizmit dhe e fshiva mesazhin sa më shpejt kur kuptova se mund të interpretohej në një mënyrë tjetër. Sinqerisht kërkoj falje për këtë”.

Manchester United, gjithashtu, mbajti një qëndrim për atë që ndodhi: “Është e qartë për ne që nuk kishte absolutisht asnjë qëllim të dëmshëm pas mesazhit të Edinson, i cili e fshiu atë sapo u informua se mund të keqinterpretohej. Edinson kërkoi falje për çdo shqetësim të padëshiruar të shkaktuar. Manchester United dhe të gjithë lojtarët tanë janë plotësisht të përkushtuar në luftën kundër racizmit”.

Sulmuesi i United, iu përgjigj urimit të një miku, duke shkruar: “Gracias negrito”. Kaq ka mjaftuar, që të shpërthejnë akuzat për racizëm. Cavani e ka fshirë menjëherë mesazhin,por zhurma e krijuar nuk është zhdukur akoma.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme