Arsenal-Wolves, frikë për Raul Jimenez

Angli | 6 vite më parë

Frika dhe ankthi gjatë ndeshjes Arsenal-Wolves në Premier League: Raul Jimenez ra pa ndjenja pas një përplasje në ajer me David Luiz pas ekzekutimit të një goditje këndi. Ndërsa mbrojtësi brazilian u ngrit pothuajse menjëherë (me një mavijosje të dukshme në kokë), sulmuesi meksikan qëndroi në tokë për dhjetë minuta pa reagua, asnjë lloj lëvizje nga goditja. Jimenez më pas u transportua jashtë kampit me një barelë dhe u transferua menjëherë në spital, priten azhornime për gjendjen e tij.

Përsa i përket sfidës, Wolves ka arritur të marrë një fitore 2-1 në fushën e Arsenal. Neto 27’ dhe Podence 42’ ishin autorët e golave për miqtë, ndërsa goli i vetëm për vendasit u shënua nga Gabriel 30’.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme