Manchester City, fitore me pesë yje

Angli | 6 vite më parë

Pas barazimit ndaj Liverpool dhe humbjes përballë Tottenham, Manchester City është rikthyer te fitorja duke shkatërruar Burnley me një rezultat të pastër, 5-0. Shfaqje absolute për ekipin e Guardiolas, i cili që në pjesën e parë ishte në avantazhin e tre golave, falë dy golave ​​nga Mahrez dhe një goli nga Mendy.

Në pjesën e dytë Ferran Torres shënoi emrin e tij në listën e golashënuesve, ndërsa Mahrez shënoi përsëri duke plotësuar tripletën e tij personal. Me këtë sukses Manchester City ngjitet në kuotën e 15 pikë(4 fitore, 3 barazime, 2 humbje), ndërsa Burnley mbetet në kuotën e 5 pikëve(1 fitore, 2 barazime, 6 humbje).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme