City: Guardiola rinovon deri në vitin 2023, në pritje të Messi-t

Është zgjatur martesa mes Pep Guardiola dhe Manchester City. Klubi anglez, në fakt, ka njoftuar zgjatjen e kontratës me trajnerin spanjoll dhe për dy sezone të tjera. Marrëveshja e re do të skadojë në qershor të vitit 2013. “Që kur kam mbërritur te Manchester City jam ndjerë i mirëpritur, në klub dhe në qytet, nga lojtarët, stafi, tifozët, njerëzit në Manchester dhe presidenti dhe pronarët”, janë këto fjalët e Pep, në faqen e klubit. “Kemi kaluar shumë kohë së bashku, kemi shënuar shumë gola, kemi fituar ndeshje e trofe dhe të gjithë jemi shumë krenarë për këtë sukses”.
“Të kesh këtë mbështetje është gjëja më e mirë që një menaxher mund të ketë. Unë kam gjithçka që mund të doja ta bëja mirë punën time dhe jam i nderuar nga besimi që pronari dhe presidenti kanë treguar tek unë. Sfida për ne është të vazhdojmë të përmirësohemi dhe unë jam shumë i ngazëllyer që mund ta ndihmoj Manchester City ta bëjë këtë”.
“Zgjatja e kontratës së Pep është hapi tjetër i natyrshëm në një udhëtim që ka evoluar për shumë vite. Është një produkt i besimit dhe respektit reciprok që ekziston midis tij dhe të gjithë klubit” – tha presidenti. i City, Khaldoon Mubarak – Unë jam i sigurt që të gjithë tifozët e City ndajnë të njëjtin mendim në këtë marrëveshje të re dhe në parashikimin e mundësive emocionuese, që me një punë të madhe të vazhdueshme, do të kapen. Të gjithë te Manchester City janë absolutisht të kënaqur që Pep ka zgjatur qëndrimin e tij me ne dhe ne i urojmë atij çdo sukses për pjesën tjetër të kohës së tij këtu”.
Messi, që në janar? – Rinovimi i Pep është provë tjetër se largimi i Leo Messi nga Barcelona mund të ketë vetëm një destinacion: Manchester City. Sipas “Sun”, operacioni mund të përfundojë në merkaton e janarit dhe do të ishte rreth 55-60 milion euro, përfshirë kthimin e Eric Garcia te Barça.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




