Liverpool, Klopp: Fabinho do të mungojë me West Ham

Angli | 6 vite më parë

Pas dëmtimi të pësuar nga Virgil van Dijk, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp identifikoi brazilianin Fabinho si zëvendësuesin ideal të holandezit në qendër të mbrojtjes. Por fati I keq nuk dëshiron të lërë të qetë ‘Reds’, edhe për numrin 3 ka mbërritur një dëmtim në ndeshjen e fundit Champions, që kampionët e Anglisë zhvilluan kundër Midtjylland. “Fabinho, nesër kundër West Ham nuk do të jetë i pranishëm, – ka deklaruar në konferencën për shtyp, trajneri Klopp, –  dhe me shumë mundësi, do të mungojë dhe në ndeshje të tjera. Të gjithë të tjerët janë të gatshëm”. Pra, mungesa e Fabinho, praktikisht është e sigurtë dhe për ndeshjen me Atalantën në Champions League.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme