Euroliga në RTSH: Reali nuk fal, fiton edhe Panathinaikos

Basketboll | 3 vite më parë

Nuk ka histori, edhe në ndeshjen e dytë të  play-off-it të Euroligës, që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH, Real Madridi arriti një tjetër fitore të pastër, duke mposhtur Baskonian me rezultatin 101-90 në Ëizink Center. Pas dominimit në ndeshjen e parë, Los Blancos përsërisin veten edhe në aktin e dytë të serisë dhe tani janë një hap larg “Final Four”. Në fakt, mjafton vetëm një sukses në një nga dy ndeshjet që do të luhen në tokën baske për të siguruar pasimin për aktin e fundit të Euroligës.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Panathinaikos barazoi serinë 1-1 me një fitore të jashtëzakonshme 95-79 ndaj Maccabi në ndeshjen 2, me skuadrën vendase që lulëzoi nga një paraqitje madhështore e Kostas Sloukas me 29 pikë. 15 nga Papapetrou, 14 nga Mitouglou, 11 nga Lessor dhe 10 nga Nunn.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme