Euroliga në RTSH: Olimpiakos tregon forcën

Basketboll | 3 vite më parë

Euroliga e basketbollit të meshkujve vijon sezonin e rregullt të saj dhe të enjten janë luajtur 6 prej takimeve të javës së 28-të të saj. Dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt takimin më të spikatur të mbrëmjes, atë që është luajtur në Athinë midis Olimpiakosit dhe Virturs Bolonjës. Në fakt, sfida ka qenë e luftuar, me skuadrat që i kushtojnë më tepër vëmendje lojës në mbrojtje, duke mos i lejuar shumë hapësira njëra-tjetrës dhe, për rrjedhojë, 10-minutëshi i parë, është mbyllur me skuadrën mike në epërsi të një pike të vetme, 22-21.

Ai i dyti ka parë skuadrën italiane që të mbizotërojë në parket, duke e fituar atë 24-16, dhe duke shkuar kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me 9 pikë epërsi, 46-37. Por skuadra greke ka dalë e transformuar nga dhomat e zhveshjeve, duke realizuar plot 20 pikë kundrejt vetëm 5 pikëve të realizuar nga skuadra bolonjeze, e cila, në mënyrë të pashpjegueshme, nuk ka arritur të shënojë dot as edhe një pikë të vetme në 5 minutat e gjysmë në fillimin e këtij fraksioni loje.

Olimpiakosi përmbys dhe kryeson pas një gjysmëore lojë me 6 pikë epërsi, 57-51. Ndonëse skuadra italiane e kapërcen shterpësinë e pikëve dhe arrin ta fitojë 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, 18-17, nuk arrin të përmbysë shifrat dhe Olimpiakosi mund Virtus Bolonjë 74-69 dhe barazohet me të në renditje pas 28 javësh.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme