Flamurtari bie në Vlorë, mundet nga Bashkimi i Prizrenit

Basketboll | 3 vite më parë

Veprimtaria mbarëkombëtare e basketbollit për femra midis Shqipërisë dhe Kosovës, Liga Unike, ka luajtur të  takimet e javës së 6-të të fazës së grupeve. Dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht  në kanalin RTSH 3, përballjen më të spikatur, atë që u u luajt në Vlorë, midis Flamurtarit dhe Bashkimit të Prizrenit.

Kjo ndeshje nisi në ora 17:00 dhe pa skuadrën prizrenase që e mbizotëroi 10-minutëshin e parë, 23-13, ashtu sikundër e fitoi edhe të dytin, 18-16, duke shkuar në pushimin e madh midis dy gjysmave në kryesim, 41-29. 10-minutëshi i 3-të fitohet nga vlonjatet 24-21, por nuk mjafton, pasi Bashkimi i Prizrenit e fiton të 4-tin dhe të fundit 16-14 dhe gjithë ndeshjen 78-67.

Po në të njëjtën kohën, në Kosovë u luajt përballja midis Prishtinës dhe Partizanit, që u mbyll me rezultatin 81-65, ndërsa më vonë, është luajtur në Pejë sfida midis Penzës vendase dhe Tiranës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme