Liga Unike e femrave ngre siparin

Basketboll | 3 vite më parë

Veprimtaria mbarëkombëtare e basketbollit midis Shqipërisë dhe Kosovës, Liga Unike, ka nisur edicionin e 3-të të saj për femrat, teksa të martën janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së parë të këtij sezoni. Siç dihet, formula e këtij sezoni ndryshon, pasi tek femrat ajo zhvillohet në trajtën e një kampionati të rregullt, me sistem vajtje-ardhje, teksa 3 skuadrat që zunë vendin e parë në kampionatin e Shqipërisë dhe në atë të Kosovës, përballen nga dy herë me njëra-tjetrën, dhe në mbyllje të 10 javëve, zhvillohet edhe faza finale, në trajtën e një katërsheje finale, që do të mbahet në Prishtinë.

Ndërsa tek meshkujt do të zhvillohet përgjatë një jave në mars në qytetin e Vlorës një “8-she finale” me 4 skuadrat më të mira nga Shqipëria dhe Kosova. Dhe të martën janë luajtur në kryeqytetin e Shqipërisë dhe në atë Kosovës, takimet e para të femrave, aty ku përkatësisht Partizani ka pritur Prishtinën, ndërsa Flamurtari ka qenë mysafir në Prizren, për t’u përballur me Bashkimin. Në takimin e zhvilluar në Tiranë, pamje të së cilës na përcjell kjo kronikë, loja ka qenë e barazpeshuar, me të kuqet që e mbyllën gjysmën e parë në epërsi 41-36, por prishtinaset reaguan në gjysmën e dytë, duke përmbysur shifrat dhe duke fituar me rezultatin 65-63.

Ndërkaq, në Prizren, Bashkimi vendas e ka vendosur që në gjysmën e parë supremacinë në duelin me Flamurtarin dhe, përtej përpjekjeve të vlonjateve në të dytën, e fiton gjithë ndeshjen me rezultatin 88-61. Takimi i 3-të i javës së parë të Ligës Unike në basketboll për Femra, Tirana-Penza, luhet të mërkurën, duke nisur nga ora 17:00 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport.

 

PARTIZANI                          63

PRISHTINA                          65

PAR.         20           21           11           11           63

PRI.          20           16           14           15           65

 

BASHKIMI                           88

FLAMURTARI                      61

 

BASH        25           29           17           17           88

FLA           12           11           16           22           61

 

 

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme