Shqipëria U-16, tjetër humbje

Basketboll | 3 vite më parë

Shqipëria e vajzave për moshën deri në 16 vjeç e ka mbyllur me humbje fazën e grupeve në Kampionatin Europian, Divizioni C. Pikërisht në ndeshjen e fundit, vajzat kuqezi, që drejtohen nga Eliverta Bujari, janë mundur nga Azerbajxhani me rezultatin e ngushtë 64-69.

Kanë fituar periodën e parë 19-18, por më pas loja e tyre ka zhgënjyer. 14-16 perioda e dytë për Azerbajxhanin, që në pushim ka kryesuar 33-34. 16-8 perioda e tretë po për Azerbajxhanin, që ka thelluar në 41-50. Shqipëria është kujtuar të luajë në periodën e katërt. Madje duke korrigjuar dhe shënjestrën për tre pikë, por duket se ka qenë vonë. 23-19 për vajzat tona e në përfundim 64-69 për Azerbajxhanin.

Pra me një fitore dhe dy humbje Shqipëria për vajza ka zënë vendin e tretë në grupin B, kurse të shtunë luan përballë Gjibraltarit për vendet 5-8 e për ta mbyllur të dielën gjithçka duke shpresuar në fitore të tjera. Por që sigurisht do ta lënë në Divizionin C. Në këtë ndeshje lojtarja më e mirë ishte Emilia Lazo me 20 pikë të shënuara, 4 kapje topi në tabelë, 3 asiste, 4 rrëmbime të topit në aksion e sipër të kundërshtarit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme