Shqipëria U-16, humbje tronditëse

Basketboll | 3 vite më parë

Shqipëria e moshës deri në 16 vjeç në basketboll për vajza, që drejtohet nga Eliverta Bujari, tashmë është kthyer në një skuadër me “dy fytyra”. Nga një ndeshje e mirë me Moldavinë, fituar me 47 pikë diferencë, tek një paraqitje zhgënjyese me Andorrën pas së cilës është fiksuar humbja me 35 pikë diferencë. 39-74 shifrat përfundimtare në një lojë që është dominuar nga fillimi në fund nga skuadra vendëse e Andorrës.

Pas një periode të parë të ekuilibruar, që Andorra e ka fituar 15-13, gjithçka më pas ka qenë një rënie totale e vajzave tona. 12-21 perioda e dytë dhe në pushim Andorra ka kryesuar 36-25. 14-9 perioda e tretë për Andorrën, që udhëheq 50-34. E fundit 24-5 dhe në total 74-39.

Lojtarja më e mirë e Shqipërisë, Medina Hykaj me 9 pikë të shënuara, 15 kapje topi në tabelë, 2 asiste, 2 rrëmbime të topit në aksion e sipër të kundërshtarit dhe 3 bllokime. Ndeshja e radhës për Shqipërinë U-16, të enjten në ora 17:00 ndaj Azerbajxhanit në Kampionatin Europian, Divizioni C.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme