NBA, Denver mund Majemin dhe fiton për herë të parë titullin

Ashtu siç pritej Denver Nuggets kurorëzohen kampionët e rinj të NBA-t për sezonin 2022-23. Formacioni nga Kolorado fitoi garën e pestë të dueleve me ekipin nga Florida duke u kurorëzuar për herë të parë.
“Arkitekti” i këtij suksesi ishte “Joker” Jokiç , i cili u shpall edhe lojtari më i mirë i finaleve. Mbrëmjen e klaur serbi ishte autor i 28 pikëve dhe i 16 topave të fituar në tabelë.
Sa i përket duelit të pestë Majemi bëri gjithçka për të shtyrë festën e Denver pasi Butler rrealizoi plot 13 pikë në 12’ minutat e fundit, por Denver ishte e vendosur për të fituar.
Kështu ekipi nga Kolorado bëhet formacioni, të cilit i janë dashur më shumë vite për të fituar një titull kampion. Denveri është pjesë e NBA prej plot 47 vitesh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




