Në Vlorë aromë titulli kampion

Flamurtari në basketboll për femra e ka patur të sigurtë hapin e parë drejt titullit kampion. Në Vlorë të dielën është luajtur finalja e parë, ndërsa Flamurtari ka fituar 73-58 ndaj Partizanit. Një takim emocionues në Pallatin e Sportit në Vlorë, teksa Flamurtari dhe Partizani konsiderohen skuadrat më të mira të basketbollit për femra. Flamurtari është përkrahur nga publiku i zjarrtë, teksa e ka dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund. 40-30 pjesa e parë për Flamurtarin, që në përfundim ka fiksuar shifrat 73-58. Në përfundim të ndeshjes, trajneria e Flamurtarit, Elona Hasanaj, dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, e kanë cilësuar suksesin e vajzave me aromë titulli kampion.
“Mendoj se ishte një fillm shumë i mbarë i Play-off. Ky është Flamurtari dhe inshallah vazhdojmë në këtë ritëm dhe në këtë mënyrë loje”, ka thënë Elona Hasanaj.
“Mendoj se me këtë ekip, me këtë lojë dhe me këtë performancë fantastike dhe kjo kupë do të vijë në Vlorë. Bravo goca”, shpjegon kryebashkiaku Dritan Leli.
Ndeshja e dytë luhet të mërkurën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” me shpresën se Flamurtari do të bëjë dhe hapin e dytë të sigurtë drejt titullit kampion, teksa është ajo skuadra fituese në fuqi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




