Euroliga, Barcelona kërcënon kreun me 5 fitoret radhazi, Bayern

Nikola Mirotiç shënoi 28 pikë në fitoren e Barcelona-s ndaj Zalgiris 93-74 duke marrë keshtu fitoren e pestë radhazi në Euroligë. Katalanasit me një bilanc 18-8 qëndrojnë në garë për të marrë kreun ndërsa Zalgiris është na barazpeshë me 13 fitore dhe po kaq humbje por ende ka mundësi të kualifikohet ne play-off. Mirotiç pati një ndeshje të mirë me 6/7 në gjuajtet për 2 pikë dhe 3/6 per tre pikë, gjithashtu ai nuk humbi asnjë nga 7 gjuajtjet e lira që mori përsipër.
Anadolu Efes fitoi 87-82 duke rrezikuar një avantazh që e kirjuan me dy shifra në pjesën e parë. Ëill Clyburn shënoi 24 pikë si dhe 7 topa në tabelë. Në këtë sfidë të dy skuadrat përfaqsonin dy shtete që kanë pësuar tragjedi të medha në vendet e tyre duke mbajtur një minutë heshtje në pallatin e sportit të Athinës. Falë një parciali 10-0 Efes kaloi në avantazh me 13 pikë e më pas deri në 16 pikë. Por në periodën e katërt Panathinaikos thuajse e përmbysi.
Bayern Mynih fitoi përballë Crvena Zvesdës 87-80. Zvesda me bilanc 11-15 qëndron në vend të 13 dhe Bayern me 10-16 në vend të 14. Për Zvezdën debutoi Facundo Campaco, i cili ju bashkua skuadrës në dhjetor nga Dallas Mavericks por rregullat e Euroliges nuk e lejonin të aktivizohej deri sa të hapej merkato dimërore. Vladimir Luçiç dhe Cassius Winston shënuan nga 20 pikë secili per bavarezet dhe në fund Luçiç do shprehej: “Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodh në ndeshjet e fundit të Euroligës, ndoshta nuk kemi shumë shanse por do të garojmë deri në fund për tu kualifikuar”. Për Zvesdën u dallua Luca Vildoza me 18 pikë dhe Campaco me 16 pikë. Trajneri i Bayern Mynih, Andrea Trinkieri do shprehej: “Edhe në momentet më të vështira ne vazhduam të luajmë, me gabime por nuk u dorëzuam dhe kjo është fitore e madhe për ne”. H.M.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




