Basketboll Meshkuj/Daniel Lekndreaj: Vllaznia, e ndërtuar për

Basketboll | 5 vite më parë

Vllaznia – Partizani është kryesfida e javës së trembëdhjetë të kampionatit të basketbollit për meshkuj. Sfidë e cila do të zhvillohet në ora 19:00 në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër e që do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Daniel Lekndreaj, tashmë i rikthyer në skuadrën kuqeblu, e komenton kështu këtë sfidë për RTSH Sport.

“E mirëpresim Partizanin në Shkodër, por fitoren nuk duhet ta diskutojmë. Ata kanë bërë përforcime, por dhe ne kemi përforcimet tona, shpresojmë në një rezultat sa më pozitiv”.

Lekndreaj ka luajtur dhe me Partizanin dhe jep vlerësimin e tij për skuadrën e kuqe, apo për shkallën e njohjes që ai ka ndaj kundërshtarit.

“ Në periudhën që kam qënë unë atje, ishte i ndjeri Arben Fagu. Tani gjërat kanë ndryshuar, me trajner, me lojtarë, ka marrë një rrjedhë tjetër skuadra”.

Eksperienca në skuadrën kosovare i ka vlejtur basketbollistit shkodran, që shpreson ta vërë në dispozicion të Vllaznisë.

“Është një eksperiencë shumë e mirë. Të luash në Ligën e Kosovës ëhstë diçka shumë e madhe për mua, është shumë e fortë dhe  mora një eksperiencë shumë të mirë”.

E përtej humbjes në Durrës, 77-101, Lekndreaj beson se do të vijnë rezultatet për Vllazninë edhe me ardhjen e Bilalit në krye të ekipit.

“Ndoshta ne u vetkënaqëm me atë fitoren me Tiranën, që është një gjë shumë e keqe në sport, por ne I dimë vlerat e Afrim Bilalit dhe mund të them se ëhstë vetëm fillimi”.

A është e aftë Vllaznia të dalë kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj?

“Jemi pretendentët kryesorë për titullin kampion, duhet të zbresim në fushë sit ë tillë, më pas rezultatet vijnë”, ka përfunduar Lekndreaj


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme