Franca, Deschamps: Emocion dhe krenari, tani duam titullin

Uncategorized | 4 vite më parë

“Emocioni, krenaria, sot ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Ne kemi një muaj që jemi bashkë me lojtarët, nuk është asnjëherë e lehtë dhe gjithashtu kemi qenë me fat deri tani, lojtarët janë shpërblyer si një ekipi dhe do të kërkojmë titullin të dielën”. Ka thënë trajneri i Francës, Didier Deschamps, në fund të gjysmëfinales së Kupës së Botës në Katar të fituar 2-0 ndaj Marokut.

“Një mbrëmje e pabesueshme, e dinim se ishte një ndeshje e vështirë, Maroku është një ekip i jashtëzakonshëm. Por ne fituam dhe tani duhet të mendojmë për finalen. Kemi pasur një muaj të jashtëzakonshëm dhe kemi punuar shumë për të arritur këtë, tani të rikuperohemi që të jemi në 100% të dielën”.

Kështu deklaroi Theo Hernandez, autori i njërit prej dy golave ​​me të cilët Franca mundi Marokun dhe pushtoi finalen e Kupës së Botës në Katar. A është Messi i frikshëm? “Jo, por ne e dimë se Argjentina është një ekip i jashtëzakonshëm dhe ne duhet të jemi në maksimumin tonë”, shtoi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme