Kroaci-Belgjikë, provë force

Mundësia e fundit për Belgjikën. Kombëtarja e Martinez humbi ndaj Marokut në ndeshjen e tyre të dytë në grup dhe tani duhet të sigurojë një fitore kundër Kroacisë për të shmangur shikimin e vazhdimit të Kupës së Botës nga divani.
Përballë do të gjejnë një kombëtare që ka grumbulluar 4 pikë dhe që vjen nga suksesi bindës 4-1 ndaj Kanadasë, i eliminuar me një ndeshje akoma për të luajtur.
Brezi i Artë i Belgjikës, pra, ka një shans të fundit për t’u kualifikuar, por për ta bërë këtë ata duhet të fitojnë kundër kombëtares ballkanike. Kësaj të fundit i mjafton edhe një barazim, pavarësisht rezultatit të ndeshjes mes Marokut dhe Kanadasë, për të kaluar në fazën e 16-shes.
Ndeshja ndërmjet Djajve të Kuq dhe Kroacisë do të luhet të enjten më 1 dhjetor 2022 në orën 16:00 në stadiumin Ahmed bin Ali në Al Rayyan.
KROACI-BELGJIKË
Kroacia(4-3-3): Livakovic, Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa, Modric, Brozovic, Kovacic, Kramaric, Livaja, Perisic. Trajner: Dalic
Belgjika(3-4-2-1): Courtois, Dendoncker, Alderëeireld, Vertonghen, Meunier, Ëitsel, Tielemans, Castagne, E. Hazard, De Bruyne, Lukaku. Trajner: Martinez
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



