Kroacia, Dalic: Luajtëm si një ekip i madh

Fjalët e Zlatko Dalic, trajner i Kroacisë, përcjellë nga HRT pas fitores ndaj Kanadasë. “Dëshiroj t’i përgëzoj djemtë për një ndeshje të shkëlqyer. Që në minutën e parë pësuam gola kundër një ekipi që ka shumë entuziazëm dhe energji, ata u emocionuan edhe më shumë, por ne arritëm t’i qetësojmë dhe t’i mposhtim 4-1. Këtë mund ta bëjnë vetëm skuadrat e mëdha, skuadrat e motivuara. Kjo është Kroacia, kam thënë edhe më parë se Maroku është një ekip i mirë, por të gjithë u tallën me mua dhe sot mundën Belgjikën”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



