Neymar pas dëmtimit: Do të kthehem për të ndihmuar skuadrën

Neymar, pas dëmtimit të kyçit të këmbës, ka bërë deklaratën e parë në Instagram: “Krenaria dhe dashuria që ndjej duke veshur fanellën e Brazilit është e pashpjegueshme. Nëse Zoti do më jepte mundësinë të zgjidhte një vend ku të lindja, do të ishte Brazili. Asgjë në jetën time nuk më është dhënë ose ka qenë e lehtë, më është dashur gjithmone të ndjek ëndrrat dhe qëllimet e mia. Mos uro asnjehere të keqen,por ndihmo ata që kanë nevojë”.
“Sot është një nga momentet më të vështira të karrierës sime. Dhe ndodhi përsëri në një Kupë Bote. Jam i dëmtuar, është e mërzitshme, do të dhembë, por jam i sigurt se do të kem mundësinë të kthehem sepse do të bëj më të mirën për të ndihmuar vendin tim, shokët e mi dhe veten time. Nëse rrëzohem? Kurrë! Unë jam një fëmijë i Zotit të së pamundurës dhe besimi im është i pafund”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



