Anglia: me SHBA-në, për konfirmim

Skuadrat e grupit B janë rikthyer në fushë, e premte 25 nëntor. Anglia e Southgate, pas një debutimi të shkëlqyer ndaj Iranit ku triumfoi 6-2, do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që barazuan në ndeshjen e parë në këtë Botëror në Katar kundër Uellsit (1-1).
Pas golave të Bellingham, Sterling, Saka (dopietë), Rashford dhe Grealish, morali në shtëpinë e Anglisë është dukshëm i lartë dhe ndeshja kundër SHBA-së shihet si një konfirmim i parë për ambiciet e mëtejshme.
Edhe amerikanët, pas paraqitjes së mirë në debutimin e tyre, ëndërrojnë të rrëmbejnë fitoren e parë në këtë Botëror ndaj një kombëtareje që mburret me një stemë të madhe.
ANGLI-SHBA
ANGLIA(4-2-3-1): Pickford; Trippier, Stones, Maguire, Shaë; Rice, Bellingham; Saka, Mount, Sterling; Kane.
SHBA(4-3-3): Turner; Dest, Zimmerman, Ream, A. Robinson; McKennie, Adams, Musah; Weah, Sargent, Pulisic.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



