Botërori, alarmi Morata për Spanjën

Uncategorized | 4 vite më parë

Botërori në Katar rrezikon të humbasë një tjetër lojtar të madh. Nga Kante te Dybala, disa yje futbolli që do të mungojnë ose janë në dyshim për eventin që do të nisë më 20 nëntor. Tre javë para fillimit, alarmi i ri vjen nga Spanja dhe ka të bëjë me Alvaro Morata, i dëmtuar në ndeshjen e humbur 3-2 në Cadiz nga Atletico Madridi i tij (e eliminuar edhe nga Champions League pas barazimit ndaj Bayer Leverkusen).

Ndeshja zgjati vetëm tetë minuta për ish-sulmuesin e Juventusit, i cili pësoi një goditje në kyçin e djathtë të këmbës në kontakt me Mamadou Mbaye. Morata u largua nga fusha me këmbët e tij, i shoqëruar nga mjeku i ekipit të ‘Colchoneros’, por u shfaq i lënduar dhe i shqetësuar. Gjendja e tij do të vlerësohet në orët e ardhshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, ndërsa trajneri spanjoll Luis Enrique mbetet në ankth.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme