Katar 2022, ja 32 skuadrat pjesëmarrëse

Janë përcaktuar tashmë të 32 skuadrat finaliste të Botërorit të Futbollit “Katar 2022”. Kompletohet kështu tabela me të gjitha përfaqësueset që do të nisin rrugëtimin drejt trofeut në 21 nëntor. Evropa do të ketë 13 skuadra, 10 prej tyre tashmë të kualifikuara janë në krye të grupeve respektive, Gjermania, Danimarca, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra dhe Holanda. Portugalia, Polonia dhe Uellsi vijnë pasi kanë luajtur në playoff.
Amerika e Jugut ka 4 skuadra të kualifikuara në botëror, Brazili, Argjentina, Ecuadori dhe Uruguaji.
Nga Azia do të shkojnë 5 skuadra, Katari si vend organizator, ndërsa 4 të tjerat janë Koreja e jugut, Irani, Japonia dhe Arabia Saudite. Këtyre iu bashkohet edhe Australia.
Nga Amerika Qendrore dhe veriore janë vendosur tashmë skuadrat e kualifikuara. Kandaja, kualifikohet për në Katar pas 36 vitesh, SHBA, Kosta Rika dhe zelanda e Rea.
Nga Oqeania nuk ka asnjë skuadër të kualifikuar për në botëror.
Edhe Afrika ka 5 skuadra të kualifikuara, Gana, Senegal, Maroku, Tunisia dhe Kameruni.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



