Gjermania, Flik: Grupi nuk është dhe aq i lehtë

Dy rivalet e mëdha evropiane, Spanja dhe Gjermania, që kanë fituar së bashku diçka më pak sesa 1/4-tat e trofeve në 21 Botërorët e deritanishëm, do të sfidojnë njëra-tjetrën në grupin E të “Katar 2022”. Ato do të sfidohen edhe nga Japonia, por edhe nga fituesja e “play-off”-it midis CONCACAF-it dhe Oqeanisë, pra Kosta Rika ose Zelanda e Re. Dhe duke folur pas shortit, trajneri i përfaqësueses gjermane, Hansi Flik, deklaroi: “Detyra jonë nuk është edhe aq e lehtë, por ne kemi synime të mëdha për këtë Botëror. Kur hidhet shorti, nuk kemi shumë zgjedhje, thjesht duhet të pranosh çfarëdo që të dalë nga goglat. Japonia është një skuadër që është gjithmonë në Botëror dhe ata kanë shumë lojtarë që luajnë në Bundesligës dhe kjo tregon se ata janë cilësorë.
Ne deshëm në fakt të bënim një miqësore me Japoninë, por kjo ide tashmë bie poshtë. Kosta Rika ishte ndeshja jonë e hapjes në 2006-ën dhe kemi shumë kujtime nga ajo ndeshje. Por të gjitha skuadrat kanë evoluuar tashmë dhe të gjitha kanë veçantitë e tyre. Ne duhet të sigurohemi që të kalojmë grupin”, – ka përfunduar trajneri i Gjermanisë, Manuel Nojer.
Ndërsa kapiteni i 4-herë kampionëve të botës, portieri Manuel Nojer ka shtuar: “Ishte e qartë se ne do të kishim një kundërshtar nga vazoja e parë. Ne kemi kujtime të këqija nga Spanja, por urojmë të mos na ndodhë për herë të 3-të. Ne jemi optimistë për një Botëror të suksesshëm”, – ka përfunduar portieri i Bajernit të Mynihut dhe përfaqësueses së Gjermanisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



