Portugalia dhe Polonia në Katar, eliminohet Suedia e Ibrahimoviç

Uncategorized | 5 vite më parë

Në pritje për të mësuar se kush mes Uellsit, Skocisë dhe Ukrainës do të jetë kombëtarja e fundit evropiane që do të kualifikohet në Kupën e Botës 2022, Portugalia dhe Polonia kanë siguruar biletën për në Katar.

Cristiano Ronaldo zyrtarisht do të jetë në gjendje të shpresojë të fitojë trofeun e fundit të madh që i mungon në tabelën e tij personale: Kupën e Botës me Portugalinë. E gjithë kjo bëhet e mundur falë fitores 2-0 në shtëpi kundër Maqedonisë së Veriut që e bëri Italinë të qante të enjten e kaluar. Dominimi territorial shpërblen luzitanianët, të cilët zhbllokojnë rezultatin në të 32′: pas një gabimi të Ristovskit në qendër, Bruno Fernandes rikuperon topin, i shërben Cristiano Ronaldos, i cili e rikthen te mesfushori, që më pas finalizon saktë. Vetë autori 1-0 gjen reflekset e një të madhi Dimitrievski në minutën e 52-të. Mesfushori i Mançester Junajtid është protagonisti absolut i ndeshjes dhe në minutën e 65-të shënon përsëri. Një sugjerim perfekt nga e majta nga Diogo Jota dhe kështu Fernandes, i vendosur në mënyrë perfekte, godet menjëherë, 2-0 dhe kualifikimi për në Katar 2022 i vulosur.

Nëse CR7 mund të luajë atë që (me të gjitha gjasat) do të jetë Botërori i fundit në karrierën e tij, ‘Vallja e fundit’ nga Zlatan Ibrahimovic (i cili hyri në fushë vetëm 10′ nga fundi) me fanellën e Suedisë nuk do të jetë aty. I takon Polonisë të vazhdojë më tej pasi arriti të fitojë 2-0. Nën shiun e rrëmbyeshëm, Forsberg dhe Quaison i afrohen golit për avantazhin skandinav. Megjithatë, në rastin e parë të vërtetë, janë polakët që kalojnë në avantazh në fillim të pjesës së dytë. Karlstrom pengon Krychoëiak dhe arbitri Orsato nuk ka dyshime për të akorduar menjëherë penallti. Leëandoëski nuk gabon nga pika e bardhë: Polonia kaloi në avantazh në minutën e 50-të. Forsberg është afër barazimit, por nga ana tjetër Olsen shpëton një 2-0 të mundshme ndaj Moder. Megjithatë, dyfishimi vjen i pamëshirshëm në minutën e 73-të, me Zielinski që fitoi duelin një kundër një me Olsen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme