Milevski paralajmëron Portugalinë: Nuk ndalemi këtu

Uncategorized | 5 vite më parë

Blagoja Milevski beson në kualifikimin historik të Maqedonisë së Veriut në Botëror nesër kundër Portugalisë, edhe një herë në transfertë. “Ne fituam jashtë kundër një prej skuadrave më të mira në botë, kampionit në fuqi të Evropës, Italisë – shpjegoi trajneri i Maqedonisë së Veriut në një konferencë për shtyp – Nuk do të ndalemi këtu, një hap tjetër, i fundit, na pret për të arritur në Botëror. Jemi në rrugën e duhur për të konfirmuar pse jemi ndër 20 skuadrat më të mira në Evropë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme