Drejt Katar 2022

Uncategorized | 5 vite më parë

Rrugëtimi drejt Katar 2022 vazhdon me praqitjet e kombëtareve më të mira afrikane, fituese të fazës së dytë, të cilat ndodhen tashmë një hap larg ëndrrës së tyre. Republika Demokratike e Kongos, Kameruni, Mali, Egjipti dhe Gana dalin në fushë për ndeshjen e parë të finaleve kualifikuese, duke pritur përkatësisht Marokun, Algjerinë, Tunizinë, Senegalin dhe Nigerinë. Kongo-Marok mbyllet në barazim 1-1. Ëissa kalon vendasit në avantazh. E më pas është Tisoudali ai që shënon golin e barazimit për Marokun.

Algjeria mundi Kamerunin 0-1, me gol të Slimani, ndërsa Tunizia arriti një fitore 0-1 në Mali falë autogolit të Sissakos. Salah sfidon Manèn në ndeshje Egjipt-Senegal. Egjipti shlyen humbjen e pësuar në finalen e Kupës së Afrikës më 6 shkurt (4-2 me penallti) duke mundur 1-0 Senegalin. “Faraonët” fituan kështu ndeshjen e parë të play-off-it për të hyrë në fazën finale të Kupës së Botës në Katar. Në Kajro, Saliou Ciss shënoi autogol në të 4′.

Ballo-Touré dhe Keita ishin në stol për të qenë të gatshëm për ndeshjen e kthimit të planifikuar për të martën në Diamniadio. Ndeshja mes Ganës dhe Nigerisë përfundon 0-0. Ndeshjet e kthimit janë planifikuar për të martën më 29 mars dhe do të jenë vendimtare për të vendosur se cilat formacione do të marrin pjesë në Botërorin e ardhshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme