Kualifikueset e Amerikës së Jugut, në RTSH

Uncategorized | 5 vite më parë

Radio Televizioni Shqiptar rikthen emocionet e kualifikueseve të Kampionatit Botëror “Katar 2022” për zonën e Amerikës së Jugut. Kështu të premten, në orët e para të mëngjesit, në RTSH Sport dhe RTSH 1 do të vijnë emocionet e ndeshjeve Uruguaj – Peru dhe Brazil – Kili. Kurse të shtunën, përsëri në ora 00:30, në RTSH Sport, Ekuador – Argjentinë. Bëhet fjalë për javën e parafundit të kualifikueseve, të cilat do të duhet të përfundojnë më 29 dhe 30 mars.

Ajo që dihet tashmë është fakti se Brazili e Argjentina, të cilat vazhdojnë të kenë një ndeshje më pak se të tjerët, kjo dhe për shkak të mosmarrjes së vendimit nga Conmenbol për atë takim të ndërprerë në Rio de Zhaneiro, janë kualifikuar tashmë për në Botëror. Tanimë është lufta për dy skuadrat e tjera që do të shkojnë direkt në Katar, e treta dhe e katërta në renditje. Ekuadori ka 25 pikë, ndërsa Uruguaji e Peruja, që janë respektivisht 22 dhe 21 pikë, luajnë direkt me njëra-tjetrën.

E teksa Kili me 19 pikë luan ndaj Brazilit, Kolumbia me 17 pikë dhe Bolivia me 15 pikë ndeshen me njëra-tjetrën. Pra në Amerikën e Jugut gara është e hapur për vendin e tretë dhe të katërt, që shkojnë në Katar, si dhe vendin e pestë që Play-off me zonën e Oqeanisë, gjë që do të ndodhë në qershor. Kështu Amerika e Jugut do të sjellë emocione të mëdha në Radio Televizionin Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme