Franca, gati të kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Botërori

Franca është gati të kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm i futbollit. Kështu ka deklaruar Noël Le Graët, president i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), gjatë një interviste për Le Parisien. Federata Franceze e Futbollit është e gatshme të diskutojë, pas fillimit të luftës në Ukrainë, një reagim të mundshëm në rast të një kërkese simbolike për përjashtimin e skuadrës ruse (e cila do të duhet të luajë ndeshjet kualifikuese të play off-it në datat 24 dhe 28 mars) nga Botërori i radhës i organizuar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022 në Katar.
“Nuk kam diskutuar ende me federatat e tjera, por jam për përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm”, tha Le Graet. “Ky është impakti im i parë. Zakonisht, unë besoj se sporti ka të bëjë me pajtimin e njerëzve dhe lehtësimin e tensioneve. Por kjo po shkon shumë larg. Dhe bota e sportit, dhe në veçanti futbolli, nuk mund të qëndrojë neutrale. Sigurisht që nuk do ta kundërshtoj përjashtimin e Rusisë”, shtoi ai. Një tjetër mesazh i qartë për FIFA-n.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



