Koreja e Jugut siguron Botërorin

Uncategorized | 5 vite më parë

Të martën në mbrëmje është mësuar edhe emri i skuadrës së 15-të që siguron biletën për pjesëmarrjen për në fazën finale të Botërorin 2022, që zhvillohet këtë fundvit në Katar. Dhe ajo është Koreja e Jugut, e cila ka mundur në Dubai Sirinë me shifrat 2-0, duke blinduar vendin e dytë në grup dhe siguruar pjesëmarrjen në turneun prestigjioz. Pjesa e parë e kësaj përballjeje është mbyllur me rrjeta të papekura, por golat e shënuar nga Xhin-Su Kim dhe Çang-Hon Kuon bënë që “tigrat e Azisë” të siguronin për edicionin e 10-të radhazi pjesëmarrjen e tyre në festivalin më të madh futbollistik në planet.

Kim i kaloi koreanojugorët në epërsi pas 53 minutash lojë, ndërsa 18 minuta më pas, Kuon vulosi fitoren e përfaqësueses atiazikolindore, që tashmë ka 20 pikë, 11 më tepër sesa skuadra e vendit të 3-të, Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje, apo thënë ndryshe, vetëm 6 pikë në lojë.

Emiratet u mundën minimalisht përballë Iranit, në takimin tjetër të grupit A të Eliminatore të Azisë, në takimin që u vendos nga goli i Taremit. Irani, që ka 22 pikë, e kishte siguruar më herët kualifikimin. Kështu, skuadrat e kualifikuara deri tani në Botëror janë: Katari, Gjermania, Danimarka, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra, Holanda, Argjentina, Irani dhe Koreja e Jugut.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme