Bonuçi, sfidë Kristiano Ronaldos: E di që do humbasë

“Kam folur me Cristiano Ronaldo, do të shohim se çfarë do të ndodhë në fushë. Ai e di se do humbasë”. Leonardo Bonucci tashmë synon play-off-in e Kupës së Botës në mars për të fituar biletën për Katar 2022 dhe sulmon: “Dua t’u bëj një dhuratë fëmijëve të mi, ata nuk e kanë parë kurrë Italinë në një Kupë Bote”. “U thashë shokëve të mi se ditët që do të na ndajnë nga play-off-i do të jenë gjithnjë e më të mira – shtoi lojtari i Juventusit në mikrofonat e Rai Sport- Kur të takohemi sërish në mars jam i sigurt se ajo që ndodhi në vjeshtë do të shërbejë si një mësim dhe do të kemi dy shfaqje të shkëlqyera”.
“Kampionati Evropian? Gjithçka ishte e mrekullueshme, ne jemi të vetëdijshëm që kemi bërë diçka shumë të rëndësishme. Tani, megjithatë, e lëmë mënjanë të kaluarën dhe fokusohemi në angazhimet tona të ardhshme. Gjatë Kampionatit Evropian zbulova se e jetoj futbollin në një mënyrë ndryshe – shpjegoi Bonucci – Rënia pas asaj fitoreje ishte fiziologjike”.
Megjithatë, para ndeshjes eventuale kundër Portugalisë, do të duhet të kalohet pengesa e Pandev: “Itali-Maqedonia e Veriut në Palermo? Të shkojmë të luajmë në Siçili do të thotë shumë për ne dhe jam i sigurt që do të na presin shumë tifozë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



