Rikthehen në RTSH Sport kualifikueset e Amerikës së Jugut

Kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, kjo për zonën e Amerikës së Jugut, rikthehen që nga kjo e enjte në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Bëhet fjalë për javën e pesëmbëdhjetë, ndërsa të enjten e 27 janarit, duke nisur nga ora 21:55, do të vijë përballja Ekuador – Brazil. Më pas më 28 janar, në ora 01:15 Kili – Argjentinë për ta mbyllur gjithçka me përballjen e së premtes në mbrëmje, po në ora 21:55, Kolumbi – Peru.
Po në këtë javë do të jenë edhe përballjet Paraguaj – Uruguaj dhe Venezuelë – Bolivi. Sakaq më 1 dhe 2 shkurt do të luhen Bolivi – Kili, Uruguaj – Venezuelë, Argjentinë – Kolumbi, Brazil – Paraguaj dhe Peru – Ekuador. Deri në përfundim të zonës së Amerikës së Jugut, teksa bëhet fjalë për kualifikim direkt për në Botërorin e Katarit, një tjetër ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar nga 21 nëntor – 18 dhjetor, janë dhe katër javë duke nisur nga kjo e enjte. Kryesohet gjithçka nga Brazili, që ka 35 pikë, e pas tij Argjentina, Ekuadori dhe Kolumbia.
Skuadra e pestë, atje ku janë shumë kandidatë të tillë si Peruja, Kili, Uruguaj, Bolivia e Paraguaj, të cilat kanë një diferencë 1-2 pikë nga njëra-tjetra, luan Play-off me fituesen e raundit të katërt të zonës së Azisë. Por më 13 dhe 14 qershor do të luajë dhe e katërta e zonës së Amerikës Qendrore me fituesen e zonës së Oqeanisë.
Gjithsesi, duke mbetur tek zona e Amerikës së Jugut, sërisht këto skuadra do të sjellin emocioni për sportdashësit vetëm nëpërmjet Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



