Itali, Mançini: Shorti? Mund të ishte pak më mire

Roberto Mancini komenton shortin e play-off-it për Botërorin 2022 dhe, ndonëse i buzëqeshur, nuk fsheh një shqetësim. “Nuk është një short i kënaqshëm, mund të ishte pak më mirë – tha trajneri italian – Ne dhe Portugalia do të duhet të mundim Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, një ndeshje e vetme ka gjithmonë gracka. Ne jemi pozitivë. Siç ne do të donim të shmangnim Portugalinë, edhe ata do të donin të njëjtën gjë, nuk ka dyshime”.
Maqedonia e Veriut është kundërshtari i parë. “Maqedonia e Veriut ka bërë një paraqitje të mirë në kualifikuese, do të duhet të luajmë një ndeshje të madhe dhe pastaj do të shohim se ku do të luajmë finalen – tha ai për Rai Sport – do të jetë e rëndësishme për ne që të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, është gjëja më e rëndësishme”.
Mbi thirrjen eventuale të Joao Pedro. “Nuk e di, nuk e kemi diskutuar akoma. Ai është një sulmues i shkëlqyer, por të mos harrojmë se çfarë bënë djemtë 4 muaj më parë.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



