Argjentinë-Brazil 0-0, Mesi “fluturon” në Katar 2022

Ka përfunduar 0-0 ndeshja e madhe e kualifikueseve të Amerikës së Jugut mes Argjentinës dhe Brazilit. Një barazim pa gola që i lejon Albiceleste të rrëmbejë biletën për Kupën e Botës, “Katar 2022” me katër raunde të mbetura. Seleçao kishte siguruar kualifikimin më parë dhe Scaloni kërkonte të zgjaste serinë në 27 rezultate positive radhazi. Lojë burrërore, por pak raste në San Juan, me Seleccion që pas pjesës së parë duhet të bëjë pa Lautaro Martinez, i detyruar në stafetën me lojtarin tjetër të Interit, Correa, pasi mori një goditje, një lajm i keq për Simone Inzaghi.
Para fillimit të sfidës, inkurajimi i Argjentinës për Kun Agueron. Pavarësisht fillimit të mbarë të Brazilit, pa të dëmtuarin Neymar, kombëtarja e Scalonit komandon lojën në pjesën më të mëdha të ndeshjes. Mundësia më e mirë, megjithatë, ndodhet në këmbët e Fred, gjuajtja e të cilit përfundon në traversë. Për pjesën tjetër, shumë faulle dhe goditje të ndaluara, me Raphinha të detyruar të mbyllë pjesën e parë me buzë të gjakosur për goditjen e fortë që mori nga Otamendi. Toro Martinez, objektivi i mbrojtësve brazilian në fund të pjesës së parë, nuk doli as nga dhomat e zhveshjes, një tjetër sinjal alarmi për Interin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



