Bosnja e eliminuar, Norvegjia arrihet nga Turqia

Uncategorized | 5 vite më parë

Bosnja është mposhtur 3-1 në shtëpi nga Finlanda dhe i thotë lamtumirë Botërorit 2022. Finlandezët, nga ana tjetër, ngjiten në vendin e dytë duke kaluar Ukrainën. Në minutën e 25′ Finlanda ka shansin për të zhbllokuar ndeshjen por Pukki, nga pika e penalltisë,  hipnotizohet nga Sehiç. Katër minuta më vonë, një kombinim i bukur mes Kamara dhe Pukki. Ky i fundit shërben në zonën e penalltisë për Forss që finalizon me gjoks. Në minutën e 37′ finlandezët mbeten me 10 lojtarë, karton I kuq për Raitala. Pavarësisht inferioritetit numerik, Finlanda dyfishon në fillimin e pjesës së dytë me Lodin duke shfrytëzuar një gabim në mbrojtje të Civic. Në të 66′ zëvendësohen Krunic dhe Pjanic dhe tre minuta më vonë vendësit mbyllin diferencën me Menalo. Në 73′, megjithatë Finlanda mbylli përfundimisht ndeshjen me O’Shaughnessy.

Në grupin G, një sukses shumë i rëndësishëm për Turqinë, jo aq për rezultatin (një 6-0 ndaj Gjibraltarit) por për çfarë ndodhi në të njëjtën kohë në Norvegji, ku pa të dëmtuarin Haaland, vendasit u goditën nga Letonia, duke mos kaluar përtej 0-0. Dhe ndërsa turqit në fushën e tyre ishin të shfrenuar me golin e Akturkoglu dhe shënimin e Dervisoglu në pjesën e parë, pasuar në pjesën e dytë nga golat e Demiral, Dursun dhe Muldur, shpresat e Norvegjisë për të thyer rezistencën letoneze u zhdukën në minutën e 80-të me VAR që anulloi golin e Elyounoussi për pozicion jashtë loje. Kështu Turqia arrin Norvegjinë në vendin e dytë, kur ka mbetur edhe një ndeshje për tu luajtur, ndërsa vendin e parë e mban Hollanda.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme