Maqedonia e Veriut, pranë mrekullisë

Uncategorized | 5 vite më parë

Maqedonia e Veriut në Euro 2020 nuk ishte një rastësi. Kombëtarja e vendit fqinjë po dhuron rezultate surprizë edhe në kualifikueset e botërorit pasi në grupin ku Gjermania e ka siguruar tashmë kualifikimin, është ngjiturnë vendin e dytë dhe mbetet 90 minuta larg fazës play off. Ekipi ku bëjnë pjesë edhe disa shqiptarë, më i spikaturi mes tyre Enis Bardhi, i cili shënoi tre gola në sukesin e fundit ndaj Armenisë, ka arritur të ngjitet në vendin e dytë të grupit J duke përfituar edhe nga hapi fals i Rumanisë në Bukuresht kundër Islandës.

Situata sot është shumë e qartë, Maqedonia e Veriut me 15 pikë, 1 më shumë se rumunët, duhet thjesht të fitojë ndeshjen e fundit të dielën në Shkup ku përballë do të ketë Islandën dhe më pas do të siguronte për të dytën herë rresht play offin për të hyrë në një kompeticion të rëndësishëm pasi e bëri një gjë të tillë në fillim të këtij viti duke siguruar të drejtën për në Euro 2020.

Nën presidencën shqiptare të Muamed Sejdinit në krye të Federatës së Futbollit, futbolli i Maqedonisë së Veriut duket se po përjeton periudhën më të artë që prej pavarësisë së vendit në vitin 90. Përvec Bardhit, lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare në skuadrën e vendit fqinjë janë edhe Alioski, Musliu e Valon Ethemi.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme