Italia, Mançini: Të ruajmë qetësinë

Uncategorized | 5 vite më parë

Italia do të luajë të premten në mbrëmje kundër Zvicrës në Grupin C, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, “Katar 2022”. Skuadra e Mançinit kryeson grupin me 14 pikë, po aq sa Zvicra ndjekëse dhe dueli I Olimpikos do të përcaktojë skuadrën që kualifikohet direct dhe eviton play off-in. Të kaltërit luajnë pa Imobile, Pelegrinin dhe Kielinin. Megjithatë, trajneri 57-vjeçarë ka besim te pjesa tjetër e skuadrës.

“Kam besim se djemtë që do të hedh ën fushën e lojës do të dinë të bëjnë diferencën. Luajmë në shtëpi dhe stadium Olimpiko do të na ndihmojë shumë. Do të jetë një ndeshje e bukur”, thotë fillimisht Mançini.

“Është një sfidë e rëndësishme për fatet e kualifikimit, por mos e mbingarkoni atmosferën, mbetet një ndeshje futbolli. Nëse bëjmë atë që jemi mësuar të bëjmë, atëherë kemi më tepër mundësi. Duhet të jemi të qetë dhe skuadra është e tillë, jemi të përqëndruar”, ka theksuar trajneri I Italisë, I cili më pas foli për  repartin e sulmit dhe mungesën e Imobile.

“Nuk kam ende një përgjigje se cili do e zëvendësojë Imobilen, do të vendosim në çastet e fundit. Të jeni të bindur se cilido që do të zbresë në fushë, do jetë në harmoni me ekipin. A do të luajë Belori? Mundet”, deklaroi Mançini.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme