Spanja dhe Rusia prekin “Katar 2022”, Ibra e CR7 ndalen

Uncategorized | 5 vite më parë

Rusia e sheh Kupën e Botës 2022 në Katar më afër: falë 6-0 ndaj Qipros, kombëtarja e Karpin konsolidon vendin e parë në +2 ndaj Kroacisë (7-1 në Maltë) dhe një ndeshje direkte është planifikuar për të dielën. Rënia e keqe e Suedisë që pavarësisht pranisë së Ibrahimovic humbet 2-0 në Gjeorgji dhe i jep primatin e grupit Spanjës, fituese 1-0 në Greqi. Portugalia nuk shkoi mw shumw se njw 0-0 në Irlandë.

Pwr portugezwt tw dielwn do të jetë një sfidë e rwndwsishme, brenda apo jashtë kundër Serbisë: Lusitanët dhe serbët janë në fakt me pikë të barabarta në kryesimin e grupit dhe për këtë arsye gjithçka do të luhet në ndeshjen direkte në Portugali. Serbia vjen më e freskët ndër të tjera pasi ka pushuar në turin e sotëm.

 Sfida mes Azerbajxhanit dhe Luksemburgut përfundon 1-3, të dyja tashmë janë eliminuar. Kombëtarja e trajnerit Gianni De Biasi, me një lojtar më pak nga minuta e 22-të, karton I kuq pwr Mutallimov, e mbyll kështu vendin e fundit në grup me vetëm një pikë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme