Brazilit shkatërron Uruguajin, Lautaro tërheq Argjentinën

Uncategorized | 5 vite më parë

Pas 0-0 kundër Kolumbisë, Brazili kthehet për të fluturuar në kualifikueset për Kupën e Botës në Katar 2022. Kombëtarja braziliane mundi Uruguajin 4-1 në një ndeshje pa histori nga minuta e parë në minutën e fundit. Seleçao filloi fuqishëm dhe pas 20’ vendosi avantazhin e dyfishtë. Neymar, i papërmbajtshëm, zhbllokoi lojën pas vetëm 10 ‘. Brazili goditi përsëri në 18’ me sulmuesin e Leeds, Raphinha.

Uruguaji nuk arrin të përmbajë furinë e brazilianëve në 58 ‘, pas një pritja vendimtare nga Muslera, vjen dhe goli i tretë. Është edhe njëherë Raphinha, që ka shënuar. Goditja e Luis Suarez në minutën e 77-të shërben vetëm për ta bërë pasivitetin më pak të rëndë. Në fund është Gabriel Barbosa, që me asistimin e një Neymar të egër, të nënshkruajë rezultatin përfundimtarë, 4-1.

Për Argjentinën, nga ana tjetër, mjafton Lautaro Martinez për të thyer Perunë: Toro shfrytëzon një krosim të Molina në minutën e 43-të për të firmosur për 1-0. Pasi sfida zhbllokohet, ekipi kombëtar i Scaloni mendon për menaxhimin e avantazhit dhe e bën atë pa ndërmarrë rreziqe të mëdha. Dy rreziqet e vërteta nga ana e peruanëve vijnë në minutën e 21 -të, kur Lapadula, ballë për ballë me portierin kundërshtar, nuk arrin të godasë objektivin, dhe në minutën e 65 -të kur Yotun godet traversën me një penallti. Fitore e Argjentinës së Scaloni-t në Monumental dhe tri pikë shumë të rëndësishme për sa i përket kualifikimit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme