Barella stërvitet i veçuar, Mancini thërret Cataldi dhe Pesina

Kombëtarja e Roberto Mancinit zhvilloi seancën e parë stërvitore në Coverciano në funksion të përballjes së dyfishtë, vendimtare, me Zvicrën dhe Irlandën e Veriut për të marrë pjesë në Kupën e Botës, “Katar 2022”. Përveç dy lojtarëve të Romës(Zaniolo e Pellegrini) të dërguar në shtëpi, stafi mjekësor do të duhet të vlerësojë me kujdes kushtet e katër lojtarëve të tjerë: Barella dhe Bastoni, të cilët dolën me lëndim nga derbi kundër Milanit, Chiellini që humbi ndeshjen kundër Fiorentinës dhe Immobile.
Thirren Pessina dhe Cataldi (për të thirrja e dytë pas asaj në 2016 me trajnerin Ventura: kishte luajtur një miqësore kundër San Marinos dhe asnjë ndeshje zyrtare) në mbrëmje, nën urdhrat e stafit teknik u stërvitën rregullisht 22 lojtarë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



