Polonia e Anglia, ndeshje stërvitore

Polonia e Anglia, jo vetëm që kanë marrë trepikëshit e radhës në grupin I të kualifikueseve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, por duket se kanë qenë në garë me njëra-tjetrën se kush do të shënonte më shumë përballë kundërshtarëve inferiorë si San Marino e Andorra. E në fund të dyja janë ndalur në të njëjtën shifër golash 5-0. Polakët në Varshavë e kanë vënë ndeshjen nën kontroll që në dhjetë minutat e para, ndërsa kanë shënuar me anë të Sviderskit dhe më pas edhe autogolit të Brolit.
Në pjesën e dytë kanë realizuar Kedziora, Buksa dhe Piatek duke fiksuar rezultatin 5-0. Pavarësisht faktit se është luajtur në fushë me bar artificial të besuarit e Southgejt nuk e kanë patur problem. Çiluell ka hapur serinë e golave. Dhe më pas në fundin e pjesës së parë ka realizuar Saka. Në pjesën e dytë thellojnë Abraham, Uord-Prous dhe Grijlish.
Përfundimisht Anglia në vendin e parë me 19 pikë, kurse Polonia në vendin e tretë me 14 pikë, sepse në të dytin qëndron Shqipëria me 15 pikë. Pas ndeshjeve të shtata në grupin I kjo është renditja, ndërsa Shqipëri – Poloni të martën në Arenën Kombëtare vendos shumë për vendin e dytë në grup.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



