Argjentina: ndalet Lautaro ndalet, gati Korrea

Nuk ka Paraguaj-Argjentinë për Lautaro Martinez: ky është lajmi I fundit që vjen nga Amerika e Jugut. Sulmuesi i Interit ka një problem muskulor dhe, pavarësisht se dëshironte të tentonte deri në fund, trajneri Scaloni duket i gatshëm të mos rrezikojë. Pavarësisht se lajmi nuk është konfirmuar ende nga federata argjentinase e futbollit, një tjetër është gati të luajë: Joaquin Correa është një kandidat për të startuar.
Situata është ende për t’u monitoruar, veçanërisht në lidhje me zgjatjen e këtij “problemi të muskujve” të raportuar nga Radio la Red: Lautaro është ndjerë keq në stërvitjen e fundit për ndeshjen kualifikuese të Botërorit, që do të luhet natën midis të enjtes dhe të premtes. Në vendin e tij në fushë, shoku i tij i skuadrës, Correa. Lautaro mund të kthehet të hënën kundër Uruguajit ose të premten tjetër kundër Perusë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



