Danimarka, “shampanjë” futbolli

Uncategorized | 5 vite më parë

Leksion futbolli, Izraeli tërësisht i shkatërruar, ashtu si lojtari më i mirë i skuadrës nga lindja e mesme, Zahavi. Danimarka nuk ka ndërmend të ndalet te ajo penallti e dyshimtë në gjysmëfinalen e Euro 2020 kundër Anglisë, skuadra ka kthyer faqe dhe momentalisht është i vetmi ekip në eleminatoret e zonës europiane që numëron pikë të plota pas 6 ndeshjeve në grupin e saj. Suksesi 5-0 ndaj Izraelit konfirmon momentin “po” të nordikëve që duket se vijnë nga një univers paralel që prej atij moment tragjik ku kapiteni Kristian Erikssen u rrëzua në fushën e lojës.

Kjo është një skuadër që reflekton në perfeksion imazhin e kapitenit të saj, e fortë, kurajoze, e talentuar dhe e bashkuar. Statistikat flasin qartë, 6 ndeshje 6 fitore, 22 gola të shënuar asnjë i pësuar. Nuk e ka siguruar ende matematiksiht biletën për në Kupën e Botës 2022, por tashmë është e qartë që askush nuk mund ta ndalë ekipin nordik drejt objektivit pasi në Botëror, kjo skuadër do të hyjë nga dera kryesore.

Pas 540 minutave në ndeshjet eleminatore, kanë gjetur rrugën e rrjetës  plot 16 lojtarë çka tregon qartë gjerësinë dhe gjatësinë që ka kjo skuadër në fushën e lojës. Danimarka sot nuk ka krijuar varësi ndaj asnjë emri duke e djegur fazën që e lidhte ngushtë me mesfushorin dhe ylline skuadrës, Eriksen i cili mund të rikthehet në fushën e lojës dhe trajneri Hjulmand ka nisur të mendojë për ta hedhur në fushë bashkë me talentin Darmsgard.

“Nuk e dimë se cfarë do të ndodhë por dyert e kombëtares mbeten të hapura për kapitenin”, ka sqaruar trajneri. Gjithsesi, për momentin të gjithë mjaftohen me këtë skuadër deri diku spektakolare dhe e veçantë në mënyrën e iterpretimit të futbollit.      

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme