Trajneri i Greqisë: Kosova, sfida e së vërtetës

Uncategorized | 5 vite më parë

Trajneri  i Greqisë, John Van’t Schip, ka folur perpara  ndeshjen me Kosovën, duke thënë se skuadra e tij është gati për këtë takim. Greqia u përballë me Zvicrën në një ndeshje miqësore, ku pësoi humbje me rezultat 2-1.

“Ne kemi luajtur kundër një kundërshtari kaq të fortë si Zvicra, por mendoj se jemi në formë të mirë dhe me mentalitetin e duhur para ndeshjeve kundër Kosovës dhe Suedisë”, ka thënë John van’t Schip. Më tej trajneri shtoi se skuadra duhet të bëjë më pak gabime, pasi pësoi nga të tilla ndaj Zvicrës.

Ajo që është ndoshta lajm i mirë për Kombëtaren e Kosovës është se përpara kësaj sfide, Greqia ka humbur yllin e ksuadres dhe nje prej lojtarëve kyç , siç është ylli i Norëich, Christos Tzolis.

Tzolis nuk do të jetë gati për ndeshjen ndaj Kosovës. Sulmuesi anësor 19-vjeçar, nuk do të jetë në fushë në ndeshjen ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri” të dielën në mbrëmje.Lojtari i Norëichit bëri një kontroll ditën e shtunë  dhe si rezultat ai nuk do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme, por stafi mjekësor, po punon për ta kthyer për të mërkurën ndaj Suedisë, shkruajnë mediat greke.

 

 

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme