Lineker: “Andorra, shumë e vogël për të sfiduar Anglinë”. Vjen

Pas fitores 4-0 kundër Hungarisë, Anglia do të përballet me Andorrën të Dielën në orën 18:00 në kualifikueset për Kupën e Botës, “Katar 2022”. Klima është mjaft e tensionuar në prag. Ildefons Lima, flamuri i ekipit kombëtar të Andorrës, iu përgjigj fjalëve të Lineker që marsin e kaluar, ndërsa Tre Luanët triumfuan 5-0 kundër Andorrës, shkroi në Tëitter: “Me siguri ne kemi arritur në pikën ku skuadrat me koeficent të ulët duhet të luajnë me njëri-tjetrin për t’u kualifikuar, për të patur mundësinë për të luajtur në këtë nivel. Është bërë absurd”.
Lima në sulm, përgjigjja ndaj Lineker: “Gary Lineker është me fat që ka lindur në Angli dhe jo në Andorra. Nëse Lineker do të kishte lindur në Andorra, a nuk do të kishte mundësinë të luante kundër ekipeve të mëdha? Pse? Andorra është një vend si Anglia. Nuk është problem që një ekip i madh të luajë një herë në vit kundër nesh. Është si një ndeshje klasike para sezonit: nuk është problem për ta.
Ju gjithashtu mund të provoni lojtarë të tjerë, sisteme të tjera taktike. Është mirë për futbollin që ka të tilla ndeshje. Nuk është futboll për paratë, apo sa ndjekës në Instagram keni apo diçka tjetër. Është futboll më i pastër”. Për ndeshjen e së dielës, ai shton:
“Ndeshja kundër Anglisë është një ndeshje e madhe, por për ne ndeshja kundër San Marinos është më e rëndësishme. Është mundësia e duhur për të fituar një ndeshje. Kundër Anglisë do të jetë një festë për ne. Jemi me fat që luajmë në një stadium si Ëembley kundër kombëtares angleze, me një atmosferë të jashtëzakonshme dhe kundër këtyre lojtarëve të mëdhenj.
Ne do të përpiqemi ta shijojmë, por edhe të bëjmë më të mirën. Mbaj mend tre vjet më parë, kundër Turqisë në Stamboll, ne humbëm vetëm në minutën e 88. Ne do të përpiqemi të punojmë shumë, të bëjmë më të mirën, por unë u them të rinjve që ta shijojnë këtë atmosferë sepse ndoshta kjo do të ndodhë vetëm një herë në jetë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



