Prapaskena, Alonso takon presidentin e FIA-s në Majemi

Vendimet e marra nga komisarët e garës të FIA-s gjatë këtij sezoni nuk i kanë pëlqyer Fernando Alonsos, i cili ka takuar sot pronarin e FIA-s në Majemi.
Piloti spanjoll i Aston Martin është ankuar për standarde të dyfishta në vendimmarrje dhe ka dashur që të sqarojë vetë numrin një të FIA-s, Mohamed ben Sulajem.
“Po, mendoj se kombësia ime ka rëndësi. Të sqarohesh me Ben Sulajem apo me FIA-n them se ka rëndësi. Dua qa të kuptoj se kombësia ime nuk duhet të jetë një kriter në momentin kur merren vendime rreth garës”, theksoi piloti asturian.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




