Verstappen fiton edhe në Kinë, Ferrari mbetet jashtë podiumit

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Max Verstappen dominon në Shangai dhe për herë të parë në karrierë fiton Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1. Piloti i Red Bull koleksionon një tjetër fitore dhe shkëputet akoma më shumë në krye të renditjes së pilotëve.

Holandezi tre herë kampioni i botës, me suksesin e tij të parë në karrierë në pistën e Shangait, e mbylli fundjavën me një dopietë (pasi fitoi garën e parë Sprint të sezonit të shtunën).

Lando Norris me McLaren zë vendin e dytë, ndërsa Perez mbyll garën në shkallën më të ulët të podiumit. Ferrari mbetet jashtë podiumit, Leclerc dhe Sainz renditen respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme