Penalizohet Alonso në fund të garës

Ndryshon radha e mbërritjes së pilotëve në përfundim të garës së Çmimi të Madh të Australisë. Kjo për shkak të një dënimi të rëndë për Fernando Alonson. Disa orë pas përfundimit të garës, e cila pa triumfin e dy makinave Ferrari, komisarët e garës ka vërejtur një gabim të rëndë të pilotit spanjoll të Aston Martin. Dy herë kampioni i botës u dënua me 20 sekonda dhe iu hoqën tre pikë në super licencën e tij për kryerjen e një frenim 100 metra më parë se sa ishte e lejuar në atë kënd të pistës, duke shkaktuar aksidentin e frikshëm të Xhorxh Rasëllit në xhiron e fundit të garës. Kjo penallti bëri që Fernando Alonso të humbasë dy pozicione, duke zbritur në vendin e 8-të në renditjen e pilotëve në përfundim të garës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




