Operohet Sainz, Bearman do të garojë për Ferrarin në Arabi

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Carlos Sainz do të mungojë në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në Formula 1, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni sa më shpejt të jetë e mundur për të hequr apandesitin.

Këtë e konfirmoi skuadra e Ferrarit, e cila me një postim në Twitter zbuloi gjendjen e pilotit spanjoll, i cili u detyrua të largohej nga pista të mërkurën më 6 mars pas një shqetësimi. Piloti i Ferrarit do të zëvendësohet nga piloti rezervë Oliver Bearman i cili për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në garat e Formula 2. Bearman është një produkt i Akademisë së Pilotëve të Ferrarit.

Ditën e djeshme, spanjolli kishte përfunduar i gjashti në provat e lira pas Leclerc-ut, por nuk ishte mirë për shkak të temperaturës dhe çrregullimeve gastrointestinale, deri në lajmet e sotme. Ferrari shpreson të rikuperojë Sainz për GP-në e radhës në Australi më 28 mars, por padyshim që situata do të vlerësohet dita-ditës pas operacionit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme