Red Bull dominon në Baku, Leclerc dorëzohet pa kushte

Formula 1 | 4 vite më parë

Perez dominon në Azerbajxhan, Çmimin e katërt të Madh të sezonit në Formula 1. Piloti meksikan shfrytëzoi në maksimum avantazhin e një super veture siç është ajo e Red Bull duke lënë pas shokun e skuadrës “Mad” Verstappen dhe Leclerc.

Për Ferrari-n, edhe pse e treta në pod, ishte një garë pozitive pasi monegasku përfundoi për herë të parë në këtë sezon në pod. Pas treshes të parë më të shpejtët ishin Alonso, Sainz dhe Hamilton.

Gara e radhës në Forula 1 do të mbahet pas 7 ditësh në Majemi. Të gjithë sportdashësit do të kenë mundësi që ta ndjekin drejtpërdrejtë në RTSH Sport.

Top 10 në Azerbajxhan:

  1. Sergio Perez (Red Bull)
  2. Max Verstappen (Red Bull)
  3. Charles Leclerc (Ferrari)
  4. Fernando Alonso (Aston Martin)
  5. Carlos Sainz (Ferrari)
  6. Lewis Hamilton (Mercedes)
  7. Lance Stroll (Aston Martin)
  8. George Russell (Mercedes) – *Xhiro më e shpejtë e pistës
  9. Lando Norris (McLaren)
  10. Yuki Tsunoda (Alpha Tauri)

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme